Pilot projekti i 'Fermës Urbane' u lançua në shkurt 2022, pas investimeve të përfunduara në tarracën e Tulla - Culture Center. Thirrja e parë për pjesëmarrje në shkollën jo-formale u hap në Dhjetor 2021 ku pranuam më shumë se 100 aplikime. Më shumë se 30 pjesëmarrës nga të gjitha moshat ndoqën me sukses kurset mbi, bujqësinë urbane, prodhimin e fidanëve perimore, kultivimin e perimeve, sëmundjet e bimëve etj, dhe zyrtarisht mund t'i quajmë gjenerata e parë e fermerëve urban në Tiranë.
Për ne
Donatorët tanë
Projekti ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’ (SRD) i implementuar nga GIZ, në bashkëpunim me Tulla – Culture Center, filluan një program specifik arsimor joformal që do të prezantojë dhe edukojë të rinjtë për jetesën e gjelbër, duke krijuar shkollën e parë urbane bujqësore. Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe Kika Construction dhe implementohet nga GIZ dhe Tulla Culture Center në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Qendra e Kulturës – TULLA
Shkolla e Bujqësisë Urbane
TULLA gjatë 7 viteve të operimit së saj u bë një qendër kreative pioniere në rajon, e krijuar me ide për të nxitur lidhje të prekshme midis kulturës, industrive kreative, teknologjisë dhe njerëzve, me synimin për të mbështetur të menduarit kritik, të ushqyerit e ideve që do të krijojnë të ardhmen, duke mbetur e ndjeshme ndaj së tashmes gjithnjë të ndryshueshme.
Tulla krijon një urë lidhjesh me krijues, artistë, aktivistë, studentë, profesionistë, organizata që kanë mision për të marrë një rol aktiv në formësimin e mënyrës se si do të jetojmë, mësojmë dhe punojmë në të ardhmen.
Tulla zbaton programe arsimore jo-formale:
TullanoiseLAB – bazat e produksionit të muzikës, regjistrimit, miksimit, performancave live dhe zhvillimit të karrierës.
Tulla Visual Art LAB – praktika të Artit bashkëkohor ku pjesëmarrësit zhvillojnë njohuritë e tyre mbi artet pamore.
Urban Farming School – pajisja e të rinjve me aftësitë e kultivimit të bimëve në zonat urbane, si çatitë, tarracat, ballkonet etj.
Qellimi i programeve edukative është përgatitja e të rinjve për karriera të specializuara në art, muzikë dhe teknologji duke e ndërlidhur me ambientin.