Moduli I – Farat e vendit 2025
Apliko tani!
Ushqim
Organik
Mbrojtja
e Bimëve
Përgatitja
e Dheut
Teori
dhe Praktikë
Thirrje për aplikim
Kopshti Urban
Programi Edukativ
Laboratori i farave të vendit
Kohëzgjatja e programit / Moduli 1
Shkurt – Mars
Afati i Aplikimit:
23 shkurt 2025
Pjesëmarrja:
Përmes aplikimit
Informacione mbi Programin:
Tulla Urban Farming është një program edukativ jo-formal – Bujqësia Urbane me qëllim të aftësimit të gjeneratave të reja për një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Laboratori i farave autoktone do të jetë i fokusuar në identifikimin e farave autoktone të perimeve, shumëzimin e tyre dhe prodhimin e fidanëve.
Qëllimi kryesor është të trajnojë qytetarët në prodhimin e perimeve autoktone dhe të theksojë rëndësinë e ruajtjes së këtyre farave si pasuri kombëtare.
Programi:
Tulla ka kënaqësinë të publikojë modulin I – Laboratarori i farave autoktone i cili do të udhëhiqet nga Profesori Enver Tome në Tulla Urban Farming School në Tiranë.
• Hulumtime mbi gjetjen e farave autoktone
• Njohuri mbi origjinën e farave të ndryshme
• Teknikat e prodhimit të fidanëve autokton
• Njohuri praktike mbi teknologjinë për prodhimin e perimeve.
Eksperti
Prof. Enver Tome ka përfunduar studimet në degën e Agronomisë në vitin 1967. Me mbi 45 vjet përvojë në fushën e agronomisë dhe titullin Prof. i Asociuar, ai është i apasionuar pas koleksionimit të farave autoktone. Ai ka drejtuar projekte të shumta për grumbullimin, shumëzimin dhe ruajtjen e farave autoktone si pasuri kombëtare dhe ka publikuar materiale dhe artikuj të shumtë shkencorë mbi këtë temë.
Kërkesat dhe Kushtet e regjistrimit
Programi është i hapur për individë të moshës 18 vjeç e lart.
Tarifa e kursit: gratis
Pajisja me çertifikata.
Kohëzgjatja
7 javë
Kontakt
Afati i aplikimit: 23 shkurt 2025
Për më shumë informacion na shkruani në:
education@tulla.tv
Vendodhja:
Punëtoria do të mbahet në tarracën e Tulla – Culture Center, në Tiranë.