Apliko tani!
Ushqim
Organik
Mbrojtja
e Bimëve
Përgatitja
e Dheut
Teori
dhe Praktikë
Thirrje për aplikim
Kopshti Urban
Programi Edukativ
Informata mbi kursin
Tulla Culture Center në bashkëpunim me Departamentin e Hortikultures dhe Arkitektures së Peisazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës hap thirrjen për aplikim në modulin Kopshtaria Urbane, ku do të trajtohet projektimi i hapësirave të gjelbërta urbane, krijimi i kopshteve të vogla në veranda, tarraca si dhe hapësira të tjera vertikale. Në fund të praktikës, të gjithë pjesëmarrësit do të mund të mësojnë të projektojnë kopshtet e veta, duke zbatuar parime të dizajnit të peisazhit dhe duke u njohur me bimët që i përshtaten më së miri kushteve urbane. Në përfundim të praktikës, çdo pjesëmarrës i sukseshëm do të pajiset me çertifikatën e ofruar nga Tulla dhe UBT.
Programi
• Projektim peisazhi në kushtet e tarracës, verandës apo ballkonit
• 5 Parime të dizajnit të peizazhit
• Krijimi i koncept idesë për projektim kopshti
• Bimët dhe kompozimi bimor (mirëmbajtja dhe kostot)
• Përdorimi i bimëve të egra në kompozim
• Krijimi i kopshteve të vogla në vazo
Tulla – Culture Center do t’iu mundësojë pjesëmarrësve shfrytëzimin e laboratorit të kopshtarisë në tarracën e qendrës për praktikën, si dhe ambientet e brëndshme për të punuar dhe projektuar.
Eksperti
Drejtimi i praktikës “Kopshtari Urbane” do të udhëhiqet nga Silvi Jano, lektor i Arkitekturës së Peisazhit në UBT, me një përvojë prej tetë vitesh në projektimin dhe kujdesin e kopshteve urbane.
Kërkesat dhe Kushtet e regjistrimit
Ky program ofrohet për pjesëmarrësit nga mosha 18 e sipër.
Tarifa e kursit: 6000 lekë
Tarifa e reduktuar për studentë: 3000 lekë
Pajisja me çertifikata.
Kohëzgjatja
6 javë / 5 ditë në javë
E hënë dhe e martë – 18:00 – 20:00, ditë pune të detyrueshme në qendër .
E mërkurë – 18:00 – 21:00, punë e pavarur.
E enjte e premte – konsulta online me ekspertin.
Kontakt
Afati i aplikimit: 8 Prill 2024
Për më shumë informacion na shkruani në:
education@tulla.tv