- This event has passed.
Ferma Urbane për fëmijë
13 October, 2022 @ 6:00 pm - 7:30 pm
Free
orën 18:00
Në kuadër të Tetorit Gjerman Tulla ju fton në datën 13 Tetor duke filluar nga ora 18:00, për të marrë pjesë në kursin Ferma Urbane për fëmijë. Mosha e Fëmijëve që mund të ndjekim kursin edukativ është 8-14 vjec.
Ju ftojmë të aplikoni në linkun e mëposhtëm sepse hyrja është e kufizuar. * Imagjinoni një qytet të gjelbërt, me ferma në çdo oborr apo hapësirë urbane të qytetit. Ndërtesat shndërrohen në organizma të gjallë që prodhojnë ushqim të shëndetshëm për banorët. Ne jemi të apasionuar pas bujqësisë urbane, duke promovuar një ndërgjegjësim më të madh për praktikat e jetesës së qëndrueshme dhe duke fuqizuar komunitetin tonë për të rritur ushqime të shijshme dhe ushqyese në çdo hapësirë – nga ballkonet e vogla të banimit deri te hapësirat e mëdha tregtare. Për këtë arsye ne duam t’u mësojmë fëmijëve që në moshë të re rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe mjediseve të gjelbra në zonat urbane.
Qendra Kulturore Tulla Center, përmes mbështetjes së GIZ, është duke ofruar kurse edukative për të rinjtë në fushën e bujqësisë. Ndërkohë nga ky projekt do të ofrohen kurse edhe për fëmijët.
Fëmijët mund të mbjellin vazot e tyre, të mësojnë truket e shpejta dhe t’i marrin prodhimet e tyre në shtëpi.