Pilot projekti i ‘Fermës Urbane’ u lançua në shkurt 2022, pas investimeve të përfunduara në tarracën e Tulla – Culture Center. Thirrja e parë për pjesëmarrje në shkollën jo-formale u hap në Dhjetor 2021 ku pranuam më shumë se 100 aplikime. Më shumë se 30 pjesëmarrës nga të gjitha moshat ndoqën me sukses kurset mbi, bujqësinë urbane, prodhimin e fidanëve perimore, kultivimin e perimeve, sëmundjet e bimëve etj, dhe zyrtarisht mund t’i quajmë gjenerata e parë e fermerëve urban në Tiranë.
Grupi i 2-të sapo ka filluar klasat dhe të gjithë të interesuarit mund të ndjekin web faqen www.tullaurban.farm për më shumë informacion mbi klasat e ardhshme!
Të ndërtojmë më shumë kopshte dhe hapësira të gjelbra në qytet!
Të bëhemi më të përgjegjshëm ndaj natyrës, tokës dhe resurseve që na ofron pa kursim.
Projekti ‘Urban Farming’ u mundësua nga financimi i qeverisë gjermane, nëpërmjet GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe implementohet nga Tulla – Culture Center.
Falenderojmë po ashtu Kika Construction për investimin e bërë në tarracën e Tulla Urban Farming School.
Photo Copyright & Credits: © Tulla / Ergys Zhabjaku